Si te shkruani nje leter ndikuese
Si te shkruani nje leter ndikuese.
Kur dëshironi më shumë se vetëm një letër falënderimi pas një interviste pune, atëherë është lloji tjetër i letrës e quajtur letra e ndikimit. Kjo është më e gjatë dhe më detajuese, duke i dhënë mundësi kandidatit t’i tregojë punëdhënësit përse jeni kandidati i duhur.
Në një letër të tillë kandidati përqëndrohet në bisedën që kanë pasur gjatë intervistës, duke i shpjeguar çdo dyshim që punëdhënësi mund të ketë në lidhje me kualifikimet si dhe duke theksuar se si kandidati do të plotësojë nevojat e atij vendi të punës. Një letër ndikuese është më e gjatë se një letër falënderimi (rreth 300 fjalë) dhe duhet të jetë gjithmonë e shtypur, për dallim prej letrës falënderuese e cila mund të shkruhet edhe me dorë.
Këshillat se si të shkruhet një letër ndikimi
Veproni shpejt: Shkruani letrën e ndikimit sa më shpejt që është e mundur, më e mira do të ishte brenda 24 orëve!
Forma e letrës: Letra ndikuese mund të dërgohet në formë të emailit apo edhe letër e printuar.
Të jetë e përqëndruar: Kjo letër nuk duhet të jetë më e gjatë se 300 fjalë. Nuk do të duhej që ajo të ishte më e gjatë se një faqe.
Adresoni dhe hidhni poshtë çdo reservë: Në qoftëse intervistuesi ka shfaqur ndonjë shqetësim në lidhje me aplikimin tuaj (apo nëse e dini se keni pasur mungesë të ndonjë aftësie apo të ndonjë kualifikimi që janë kërkuar për atë pozitë), tani është mundësia që t’ia largoni dyshimet që i janë ngritur gjatë intervistës. Për shembull, nëse nuk keni njohuri për një program të veçantë kompjuteri, theksoni që jeni një nxënës i cili mëson shumë shpejtë, pastaj mund të jepni ndonjë shembull për ta dëshmuar këtë.
Theksoni kualifikimet: Rikujtojani punëdhënësit pse jeni nje kandidat ideal për atë pozitë! Përmendni gjithashtu ato aftësi të veçanta që punëdhënësi i ka përmendur, që dëshiron t’i ketë kandidati për atë pozitë, por gjithashtu tregoni se në çfarë mënyre i keni përvetësuar ato aftësi.
Përshtatuni pritshmërive të punëdhënësit: Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse as ti as intervistuesi nuk e keni “prekur” gjatë intervistës. Për shembull, nëse intervsituesi është vërejtur që është i fokusuar në punën në grupe më shumë se që e kishit parashikuar, atëherë përmendni që keni punuan në disa projekte të suksesshme!
Rishikoni letrën: Përpara se ta dërgoni letrën, kontrolloni atë për gabime të mundshme drejtshkrimore dhe gramatikore! Zakonisht kur shkruajmë ndonjë tekst ndodhë që të mësohemi me të dhe të mos i vërejmë më gabimet, kështu që është mirë që atë ta dërgojmë dek dikush tjetër që është i mirë te kjo pjesë, në mënyrë që ta kontrollojë.