LLOJET E SULMEVE KIBERNETIKE
Pothuajse në çdo rast, qëllimi final i një sulmi kibernetik është vjedhja dhe ekspozimi i të dhënave senzitive, qoftë të dhëna të kartave të kreditit të klientëve qoftë të dhëna të tjera personale, të cilat pastaj përdoren për të manipuluar identitetin personal online të atyre personave.
Assesi nuk mund të themi që këtu kemi paraqitur listën e plotë te të gjitha rreziqeve potenciale kibernetike, veçanërisht kur kemi parasysh zhvillimin e teknikave të reja të hakimit, mirëpo bizneset duhet që së paku të jenë të njoftuara me llojet më të zakonshme të këtyre sulmeve.
APT[i]: Sulmet e këtij lloji, janë sulme afatgjata, gjatë së cilave hakerët futen në një rrjetë në disa faza ashtu që të shmangin hetimin. Me të siguruar qasjen në rrjetën e sulmuar, hakerët punojnë që të mbesin të pa-dukshëm derisa të vendosin ‘rrënjët’ e tyre në atë sistem. Edhe në rast se thyerja hetohet dhe mbyllen ato ‘shtigje’, hakerët tashmë kanë siguruar rrugë alternative të depërtimit në këtë sistem, kështu që ata pa ndonjë shqetësim mund të vazhdojnë me vjedhjen e të dhënave.
DDoS: Kjo është një shkurtesë për sulmet Distributet Denial of Service[ii], dhe ndodhë kur një server sulmohet duke i dërguar atij më shumë kërkesa se që ai mund t’u përgjigjet, duke e mbingarkuar atë derisa ai të mos mund të përgjigjet më në kërkesat legjitime.
Sulmi i brendshëm: Kjo ndodhë kur dikush që ka privilegje të administratorit, zakonisht brenda një organizate, qëllimisht i keqpërdorë kredencialet e tij/saj për t’u qasur në të dhënat senzitive të kompanisë. Ish të punësuarit e kompanisë, veçanërisht, paraqesin rrezik nëse ata e lënë kompaninë pa dëshirën e tyre. Kompania juaj duhet të ketë një protokoll që qartëson procedurën e ndalimit të qasjes në të gjitha resurset e kompanisë, menjëherë pas largimit të një të punësuari.
Malware: Kjo është shkurtesë e “malicious software” dhe përfshinë çdo program të futur në kompjuterin e sulmuar me qëllim të dëmtimit të shënimeve të tij, apo sigurimit të qasjes së pa-autorizuar. Llojet e malware-ve përfshijnë viruset, worm-et, Trojan-et, Ransomware dhe Spyware. Njohja e këtyre është shumë e rëndësishme dhe u ndihmon të vendosni se çfarë lloji të softuerit për mbrojtje nga krimet kibernetike të përdorni.
Sulmet e fjalëkalimeve: Ekzistojnë tre lloje kryesore të sulmeve ndaj fjalëkalimeve: sulmi “brute-force”, i cili përfshinë provimin e fjalëkalimeve të ndryshme derisa të gjendet fjalëkalimi i saktë; sulmi përmes fjalorit, i cili përdorë një program i cili provon kombinime të ndryshme nga fjalët e një fjalori; dhe “keylog”, i cili gjurmon shtypjen e tasteve të një shfrytëzuesi, duke përfshirë ID-në e tij dhe fjalëkalimin.
Ne jemi kompania dixhitale Smart Center ne Durres. Na ndiqni ne instagram. Ju mirepresim per te bashkepunuar, ju mundesojme ndertim website profesional, mirembajtje te vazhdueshme, SEO etj