Pse është e rëndësishme një portfolio profesionale?
Një portfolio është një dosje e të dhënave që pasqyron arritjet, shkathtësitë, përvojat dhe atributet tuaja. Përveç prezantimit të këtyre aftësive, portfolio gjithashtu tregon se si këto aftësi kontribuojnë në skenarë të ndryshëm real dhe se si kjo do të ndihmonte kompaninë apo shkollën që po aplikoni. Informacioni i cili përfshihet në portfolio jo vetëm bënë prezantimin tuaj te korporatat, punëdhënësi apo kolegjet mirëpo, është edhe pikë përmbledhëse e të gjitha punimeve tuaja.
Duhet pasur parasysh që portfolio nuk është CV. Portfolio e plotëson CV-në me informata më personale.
Pse keni nevojë për një portfolio?
- Mund të bëjë dallimin mes juve dhe një kandidati tjetër për vendin e lirë të punës apo për ngritje në detyrë;
- Ju mundëson të jeni më kreativ në plotësimin e dokumentacionit kur aplikoni për punë apo universitet;
- Ju mundëson të njihni vetën më mirë dhe të gjitha arritjet e juaja;
- Është mënyrë e mirë e grumbullimit të dokumentacionit nga punët e mëhershme.
Duke krijuar një portfolio profesionale, ju do t’i ofroni kompanisë edhe më shumë informata dhe shembuj specifik të punës tuaj. Një portfolio mbresëlënëse shpesh mund të tërheq vëmendjen e punëdhënësve e që është qëllimi juaj kur aplikoni për një praktikë ose punë.
Në qendrën tonë Smart Center rekrutimi kryhet me sukses prej me shumë se kater vitesh. Në bashkëpunojmë me bizneset më të mëdha në vend dhe databaza jonë numëron mbi 2000 punëkërkues të regjistruar. Veprojmë sipas ligjit dhe jemi të transparent me çdo kandidat.
Për t’u njohur me vendet vakante ju ftojmë të regjistroheni në portalin e punesimit dhe gjithashtu mund të na ndiqni në rrjetet tona sociale në facebook dhe Instagram.