Pse hotelit tuaj i nevojitet nje website
Pse hotelit tuaj i nevojitet nje website i mire-5 arsyet
- Kanal kryesor komunikimi
Një website është vendi i parë ku klienti kërkon për informacion rreth hotelit. Informacioni është i vlefshëm në çdo kohë dhe në këtë mënyrë, është e rëndesishme që ata të jenë prezent në mënyrë aktive dhe të menaxhojnë biznesin në mënyrë efektive. Një website është gjithashtu platforma kryesore për komunikimin me klientët. Përmes formës së kontaktit, lejohet një komunikim më i lehtë hotel-klient dhe gjithashtu më së shumti ky proces mund të kryhet edhe nga telefoni (një trend ky në rritje kohët e fundit).
- Tipar dallues i hotelit
Si grafika ashtu edhe brendia e përmbajtjes, e bëjnë website-in një tipar dallues për një hotel – ai reflekton karakterin dhe vë në dukje avantazhet e vetë hotelit. Për të arritur këtë rezultat, ne në Smart Center dizenjojmë një website për të lejuar klientin, i cili nuk e ka vizituar asnjëherë më parë hotelin, të jetë aty virtualisht – të ndjejë atmosferen dhe krejt ambjentet e tij, njesoj sikur të ishte vete fizikisht.
- Ndërtimi i brand-it
Pavarësisht faktit të të qenurit lehtësisht i përdorshëm, një website duhet të jetë konkurues sa i përket permbajtjes. Ndaj për të ndërtuar brand-in e tij, përveç të tjerave, duhet të bëhet një prezantim i mirë i elementeve si: dhomat, restoranti, eventet, ofertat speciale, atraksionet etj. Imazhi i hotelit nuk përfshin vetëm ambientin e dukshëm rrethues, por edhe cilësinë e shërbimit dhe krijimin e marëdhenieve afatgjata me klientin.
- Burim informacioni
Website e një hoteli është një burim informacioni si për klientin ashtu edhe për vetë hotelin për një arsye të vetme: që permbajtja e një website të jetë e vlefshme, ne duhet të sigurojmë një spektër të gjerë informacioni i cili ndërton imazhin dhe informon rreth hotelit: historiku, atraksionet, restoranti etj. Përveç këtyre, nuk duhet të harrojme edhe optimizimin e përmbajtjes – informacion i koncentruar i shoqëruar me imazhet përkatese.
- Shitjet direkte
Përmes website-it bëhet e mundur shitja direkte e dhomave apo terheqja ndaj shërbimeve apo ofertave duke rritur në këtë mënyrë numrin e rezervimeve direkte në kanalet e rezervimeve online. Një klient mundet gjithashtu të kerkojë disponibilitetin e dhomës, ofertat speciale apo paketat dhe të bëjë një rezervim direkt nga website-i.
Në Smart Center do të gjeni një staf të specializuar në strategjitë dhe teknikat e marketingut online në rrjetet sociale, në menaxhimin e tyre dhe rritjen e efikasitetit. Jemi të gatshmëm për t’ju ndihmuar.
Na ndiqni në rrjetet tona sociale Instagram, facebook dhe linkedIn.