Dixhitalizimi i Bizneseve
Dixhitalizimi i Bizneseve
Dixhitalizimi është tema më e përfolur e momentit në botën e biznesit, sidomos pas pandemisë së koronavirusit. Çfarë do të thotë saktësisht dixhitalizimi i biznesit? Shkurtimisht do t’ju përmbledhim se si ky proces ndikon bizneset dhe se çfarë kuptimi ka kjo për tregun në të ardhmen.
Dixhitalizimi është procesi i shndërrimit të materialit ose informacionit në formë dixhitale. Shumë biznese po automatizohen që të rregullojnë menaxhimin ditor të veprimtarisë së tyre. Ky kalim po mundësohet nga vala e re e teknologjisë që lejon kompanitë e të gjitha formave të jenë më efikase.
Trendi i dixhitalizimit do vazhdojë të përhapet, sidomos tani kur shumë biznese janë të detyruar të punojnë nga shtëpia. Nga ruajtja e dokumenteve, backup-et në internet, rrjedha e punës deri tek puna në distancë, mundësitë janë të pafundme. Procesi është më i shpejtë dhe më i sigurt se ekuivalentët e vet offline. Ky proces automatizmi kursen kohë, hapësirë dhe para.
Cilat janë përfitimet kryesore:
– Rritja e efikasitetit
– Reduktimi i kostos
– Analizimi i të dhënave
– Ruajtja e sigurt e të dhënave në ‘Cloud’
– Reduktimi i gabimit njerëzor
Rrjedha e punës dhe menaxhimi i dokumenteve
Një mënyrë tjetër që rrit produktivitetin është rrjedhja e punës nëpërmjet automatizimit. Ky sistem gjurmon dhe administron në mënyrë dixhitale dokumentet që lidhen me procesin e biznesit tuaj.
Shumë biznese kanë filluar të kuptojnë se arkivat e mëdha dhe kutitë e panumërta të dokumenteve marrin shumë hapësirë zyre. Me kalimin e viteve kjo gjë përkeqësohet.
Strategjia e re e automatizimit ndihmon në menaxhimin e dokumenteve tuaja qofshin ato letra, elektronike apo dixhitale.
Përfitimet janë: ulja e kostove, efikasitet i përmirësuar dhe siguria.
Kjo e fundit është veçanërisht e rëndësishme për ata që duan të ruajnë të dhëna e tyre. Arrini të kontrolloni kur, kush dhe sa qasje kanë punonjësit tuaj ndaj dokumentave. Në thelb menaxhoni informacionin tuaj, analizoni performancën aktuale dhe optimizoni rrjedhshmërinë e punës.
Smart Center si kompani dixhitale operon me sukses punen e saj prej 3 vitesh. Ne ofrojme disa sherbime web si: ndertim website, mirembajtje e saj, menaxhim rrjetesh sociale, krijim logo, SEO, foto dhe video profesionale. Per te pare portofolin tone te punimeve, vizitoni faqen tone web dhe beni porosine e biznesit tuaj. Mos prit me gjate, eja ne Smart Center!