Cfare eshte SEO?
Cfare eshte SEO dhe ku perdoret
SEO apo Search Engine Optimization, është një teknikë marketingu për të bërë një ueb faqe që të paraqitet më shpesh para të tjerave në një listë të rezultateve të shfaqura nga një motor kërkimi. Në Kosovë ky term tanimë nuk është i panjohur dhe në raste të caktuara disa kompani po punësojnë ekspert të SEO nga këtu për të kryer shërbime për kompani tjera ndërkombëtare të interesuara në SEO. SEO është term që ndërlidhet me Përshtatjen për Motor Kërkues, një proces që tërheq më shumë lexues në një ueb faqe nga motorët kërkues. Ueb faqet mund të editohen në mënyrë që të përmirësojnë dukshmërinë e tyre në motor kërkues, me synimin që të paraqiten në maje të listës së rezultateve kur bëhet fjalë për një term të popullarizuar kërkues. Sa më lartë që të jenë në rezultatet e shfaqura për një term, aq më shumë njerëz do të klikojnë në të.
Motorët kërkues si Google apo Bing shërbejnë si indeks të fuqishëm të ueb faqeve. Përdoruesit shfrytëzojnë motor kërkues për të gjetur ueb faqe me informacione rreth një teme apo subjekti të caktuar, dhe motorë kërkues kthejnë rezultatet me një listë që renditet në bazë të ngjashmërisë dhe autoritetit të secilës ueb faqe që ndërlidhet me atë temë apo subjekt që po kërkon përdoruesi.
Në Smart Center shërbimi SEO është një nga pikat kyçe të kompanisë sonë. Për të gjithë ju që dëshironi të jeni në Top 10 e parë në Google ejani në Smart Center. Për informacione shtesë ju ftojmë të vizitoni faqen tonë web www.smartcenterdr.com . Gjithashtu ju ftojmë të ndiqni postimet tona në rrjetet sociale Instagram, Facebook dhe linkedIn.
Ju Mirëpresim!