Trajnimi per fiskalizimin
Trajnimi per fiskalizimin ka filluar te zhvillohet se tepermi kohet e fundit sepse tashme ka hyre ne fuqi me date 1 korrik 2021. Te gjithe ata persona qe jan ete diplomuar ne degen e kontabilitetit, finances apo ekonomise duhet patjeter te updatohen me sherbimin e fundit, pra fiskalizimin. Por shpesh lind pyetja:
- Çfare eshte fiskalizimi?
Fiskalizimi eshte nje teresi masash qe perdoren per te zvogeluar evazionin fiskal ne transaksionet me dhe pa para në dore. Në procesin e fiskalizimit, te gjitha transaksionet (faturat) raportohen në kohe reale në Administraten Tatimore. Per efekt te identifikimit dhe gjurmimit te çdo transaksioni, çdo fature i jepet numri identifikues i veçante i fatures (NIVF). - Kush do të jetë subjekt i fiskalizimit?
Ne zbatim te Ligjit Nr. 87/2019, date 18.12.2019 “Per faturen dhe sistemin e monitorimit te qarkullimit”, botuar ne Fletoren Zyrtare Nr. 3, date 20.01.2020, subjekt i fiskalizimit te fatures do të jenë:- te gjithe tatimpaguesit qe leshojne fature, sipas ketij Ligji dhe legjislacionit në fuqi per tatimin mbi vlerën e shtuar;
- organet publike;
- bankat, institucionet financiare jobankare dhe subjekte të tjera, qe ofrojne sherbime pagesash te faturave elektronike.
Smart Center qendra e trajnimeve profesionale ne Durres ofron trajnim per fiskalizimin cdo dite,ne grup dhe individualisht. Eja dhe rezervo takimin tend per te mare sherbimin me te ri qe ofron qendra jone, trajnimi per fiskalizimin .