Objektivi:
Ky kurs gjithëpërfshirës është dizajnuar për t’i aftësuar kursantët në modelimin 3D të shpejtë dhe të saktë, duke u fokusuar te arkitektura, dizajni i interierit dhe mobilimi. Gjatë këtij programi, studentët do të:
-
Mësojnë mjetet dhe vizatimin bazë: Do të zotërojnë ndërfaqen e SketchUp, vizatimin e formave 2D dhe shndërrimin e tyre në vëllime tridimensionale.
-
Krijojnë projekte arkitekturore: Do të modelojnë dhoma, shtëpi të plota, orendi dhe detaje të ndryshme me përmasa reale.
-
Përdorin shtojcat dhe renderimin: Do të mësojnë organizimin me grupe/komponente, përdorimin e materialeve, teksturave dhe integruar motorë renderimi si V-Ray ose Enscape për pamje fotorealiste.
-
Menaxhojnë projektet nga skica te prezantimi: Do të kuptojnë si të nxjerrin plane të rregullta dhe pamje profesionale për klientët.
Kursi është i ndërtuar me theks te praktika, duke i ndihmuar kursantët të kalojnë nga idetë në realizimin e projekteve të prekshme.
Audienca:
Ky kurs është ideal për:
-
Arkitektë dhe dizajnerë interieri që duan të skicojnë dhe prezantojnë idetë e tyre shpejt dhe me efikasitet.
-
Mobilierë dhe profesionistë të ndërtimit që kanë nevojë të projektojnë detaje dhe mobilje me përmasa të sakta.
-
Të apasionuar pas dizajnit 3D që duan të mësojnë një nga programet më të përdorshme dhe më miqësore në treg.
Course Features
- Lecture 0
- Quiz 0
- Duration 15 hours
- Skill level All levels
- Language Shqip
- Students 0
- Assessments Yes






