Objektivi:
Ky kurs synon aftësimin e pjesëmarrësve në përdorimin e komandave më themelore të AutoCAD 3D, duke u përgatitur për të përdorur plotësisht programin për vizatimin dhe modelimin 3D. Kursi do t’i mundësojë pjesëmarrësve të mësojnë mënyrën më korrekte për përdorimin e programit CAD dhe të përvetësojnë njohuritë e duhura për të vizatuar, modifikuar, dhe realizuar modele dhe objekte të personalizuara në 3D. Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të finalizojnë një projekt konkret.
Audienca:
Studentët e artit, studentët e arkitekturës, inxhinierisë, dhe të apasionuarit ndaj krijimtarisë dhe teknologjisë. Maturantë që synojnë të vazhdojnë studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, studentë të cilët studiojnë në degët e arkitekturës dhe inxhinierisë së ndërtimit, si dhe profesionistë të fushave të ndryshme që kërkojnë të përvetësojnë këtë program kompjuterik.
Course Features
- Lectures 11
- Quiz 0
- Duration 10 weeks
- Skill level All levels
- Language English
- Students 2
- Assessments Yes